Qytetarët jordanez protestojnë kundër vizitës së zv/presidentit amerikan
Qytetarët e Jordanisë janë mbledhur në një protestë dhe kanë protestuar kundër vizitës së Maike Pence, zv/presidenti i Amerikës në Jordani.
Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se qytetarët jordanezë të shtunën pasdite janë mbledhur në një protestë të gjerë në qytetin Aman dhe kanë hedhur slogane duke e quajtur Maike Pence, zv/presidentin amerikan, si person i padëshiruar në këtë vend. Qytetarët jordanezë gjithashtu kanë protestuar edhe përpara ambasadës së Amerikës në Aman, kryeqytetin e Jordanisë, dhe kanë hedhur sloganin "Kudsi është kryeqytet i përhershëm i Palestinës. Vlen të theksohet se Maike Pence, zv/presidenti i Amerikës të dielën pritet të vizitojë Amanin dhe të takohet me Abdullahin e II-të, mbretin e Jordanisë.