Forcat ushtarake të regjimit sionist rrëmbejnë dy fëmijë palestinezë
(last modified Sun, 21 Jan 2018 13:04:27 GMT )
Janar 21, 2018 14:04 Europe/Tirane
  • Forcat ushtarake të regjimit sionist rrëmbejnë dy fëmijë palestinezë

Forcat ushtarake të regjimit sionist të dielën në orët e para kanë rrëmbyer dy fëmijë palestinezë në kampin e refugjatëve palestinezë në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se forcat ushtarake të regjimit sionist në vazhdën e veprimeve të tyre armiqësore, kanë rrëmbyer Nur Abu Sham'e dhe Hafidh Al-Badavi, dy fëmijë palestinezë nga kampi i refugjatëve palestinez Al-Arub në veri të qytetit Al-Khalil në jug të Bregut Perëndimor të Lumit Jordan. Regjimi sionist në nëntor të vitit 2015, ka miratuar një ligj në bazë të të cilit lejohet arrestimi dhe burgosja e fëmijëve edhe të moshës nën 12 vjeçar.

Tags