OKB kërkon 3 miliard $ ndihma për Jemenin
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i67375-okb_kërkon_3_miliard_ndihma_për_jemenin
OKB bëri thirrje për 3 miliardë dollarë ndihma për t'u marrë me krizën serioze humanitare të shkaktuar nga sulmi ushtarak saudit në Jemen.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 21, 2018 16:35 Europe/Tirane
  • OKB kërkon 3 miliard $ ndihma për Jemenin

OKB bëri thirrje për 3 miliardë dollarë ndihma për t'u marrë me krizën serioze humanitare të shkaktuar nga sulmi ushtarak saudit në Jemen.

Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare tha në një deklaratë të dielën se kjo kërkesë do të paraqitej në emër të të gjitha agjencive të kësaj organizate dhe agjencive të tjera të ndihmës. Deklarata thekson se 11.3 milionë njerëz në Jemen kanë nevojë për ndihmë urgjente për të vazhduar jetesën.  OKB thotë se një brez i fëmijëve në Jemen po rritet në kushtet e vuajtjes dhe privimit, dhe gati dy milionë fëmijë jemenas nuk shkojnë në shkollë. Sipas këtij raporti, rreziku i urisë po rritet dhe 8.4 milionë njerëz vuajnë nga uria, nga 6.8 milionë vitin e kaluar. Zyra e OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare raportoi se më shumë se 1,500 shkolla në Jemen janë dëmtuar pjesërisht ose plotësisht.