Parlamenti sirian reagon ndaj sulmeve të ushtrisë turke
Parlamenti i Sirisë k nxjerrë një deklaratë ku ka dënuar sulmin e ushtrisë turke në qytetin Afrin.
Deputetët e parlamentit të Sirisë në deklaratën e tij nga unioni ndërparlamentar dhe anëtarët e OBI ka kërkuar dënojë agresionin e Turqisë në veri të Sirisë. Në deklaratën e lëshuar nga parlamenti i Sirisë thuhet; Shteti i Erdogan me agresionin e tij kundër qytetit Afrin me pretekstin e garantimit të Sirisë, do të bëhet shkak për një tjetër terror, vrasje dhe shkatërrim, shkeljen e normave dhe dispozitave ndërkombëtare, si dhe përhapjen e pasigurisë në rajon. Burimet informative kanë deklaruar se shtëpitë civile në pjesën veriore të provincës Alepo në veri të Sirisë janë sulmuar nga artileria dhe tanket e ushtrisë së Turqisë. Faqja informative Al Ahd e Libanit njoftoi se sipas burimeve informative, shtëpitë civile në fshatin Kestel Xhindo dhe në fshatrat e tjera në afërsi të qytetit Afrin në provincën Alepo të Sirisë, janë sulmuar nga ushtria e Turqisë. Ushtria e Turqisë të premten duke shfrytëzuar njësitë e artilerisë së saj, ka garantuar pozicionet e forcave të Partisë Unioni Demokratik i Kurdëve të Sirisë në Afrin. Operacionet tokësore të ushtrisë së Turqisë me emrin "Dega e Ullirit" kanë filluar të shtunën në Afrin ku si pasojë deri më tani janë vrarë mbi dhjetë persona.