Delegacioni amerikan në Ankara për të biseduar rreth Sirisë
Një delegacion i lartë amerikan ka shkuar në Ankara për të biseduar për një var çështjesh me autoritetet e Turqisë duke përfshirë edhe operacionet ushtarake të Turqisë në rajonin Afrin të Sirisë.
Agjencia e lajmeve ISNA njoftoi se grupi i Turqisë i drejtuar nga Ahmed Muhtar Gun, zv/ministri i punëve të jashtme të Turqisë, sot (të martën) do të takohet me delegacionin amerikan të drejtuar nga Janatan Cohn, zv/sekretari amerikan i shtetit. Departamenti amerikan i mbrojtjes të hënën ka deklaruar se aktualisht janë duke u zhvilluar bisedime diplomatike mes Uashingtonit dhe Ankarasë në lidhje me operacionet aktuale të Turqisë kundër grupeve terroriste në Afrin. Turqia së fundi ka filluar operacionet "Dega e Ullirit" me qëllim të eliminimit të forcave të PKK dhe PYD dhe të ISIS nga Afrini. Sipas shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Turqisë, këto operacione kanë filluar për vendosjen e sigurisë dhe stabilitetit përgjatë vijës kufitare të Turqisë në këtë rajon dhe për të mbrojtur civilët sirianë përball shtypjes dhe dhunës së terroristëve. Vlen të theksohet se Amerika mbështet kurdët e PYD, mirëpo Ankaraja këtë parti e konsideron degë siriane të PKK e cila ka mbi 30 vjet që lufton me qeverinë e Turqisë.