Gjykata e regjimit të Bahrejnit anulon shtetësinë e 10 qytetarëve bahrejnas
Gjykata e Bahrejnit ka shqiptuar dënimin me heqjen e nënshtetësisë për 10 qytetarë myslimanë shiitë të këtij vendi me akuzë të shkeljes së ligjit për emigracion dhe qëndrim.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se kjo gjykatë bahrejnase përveç dënimit me heqjen e shtetësisë dhe dëbimin e 10 qytetarëve të këtij vendi, i ka dënuara ata me pagim të gjobës prej 100 dinarë. Heqja e shtetësisë së këtyre personave ishte deklaruar më 6 nëntor të vitit 2012 nga Ministria e Brendshme e Bahrejnit. Këta persona ishin akuzuar nga Ministria e Brendshme e Bahrejnit në vitin 2012 për veprim kundër sigurisë publike të këtij vendi. Regjimi Al Khalifa i Bahrejnit në gjashtë vitet e kaluara ka arrestuar 11 mijë qytetarë bahrejnas dhe disa prej tyre ua ka hequr nënshtetësinë e këtij vendi dhe i ka dëbuar jashtë kufijve. Sipas organizatave të të drejtave të njeriut, Bahrejni është vendi më i vogël në Azinë Perëndimore, por ka numrin më të madh të të burgosurve politikë.