Siria kritikon Arabinë Saudite për mbështetjen e terroristëve
Janar 26, 2018 04:56 Europe/Tirane
Përfaqësuesi i Sirisë në OKB ka kritikuar ashpër Arabinë Saudite për shkak të mbështetjes së saj për terroristët në Siri.
Manzar Manzar përfaqësues i Sirisë në OKB kritikoi regjimin e Arabisë Saudite për armët kimike që u ka dhënë terroristëve. Sa i përket çështjes palestineze, ai kritikoi vendimin e Amerikës për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Kods dhe tha se ky veprim është shkelje e rezolutave të KS të OKB dhe të AP të kësaj organizate. Presidenti amerikan më 6 dhjetor deklaroi se Uashingtoni si kryeqytet të regjimit sionist njeh Kodsin dhe theksoi transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Kods.
Tags