Vriten disa mercenarë sauditë në Jemen
Disa mercenarë sauditë janë vrarë gjatë operacioneve të forcave jemenase në frontet e Mearibit në qendër të Jemenit dhe në provincat Al-Xhuf dhe Nehem të Jemenit.
Kanali televiziv Al Alam njoftoi se në frontin e Nehemit në provincën Sana, janë vrarë katër mercenarë sauditë në mesin e tyre edhe Malek Saleh Al-Adib, një prej krerëve të forcave mercenare saudite. Katër mercenarë të tjerë sauditë janë vrarë në rajonin Sirvah në provincën Mearib dhe dy të tjerë në mesin e tyre një prej krerëve të mercenarëve saudit me emrin Muhamed bin Hadi Al-Xha'idi, janë vrarë në provincën Al-Xhuf të Jemenit. Ndërkohë në provincën Lahexh në jug të Jemenit njësia e artilerisë së forcave jemenase ka sulmuar bastionet e mercenarëve sauditë në bjeshkët Ak-Kabita. Në provincën Bejda në jug të Jemenit gjithashtu forcat jemenase kanë sulmuar me artileri automjetet ushtarake të mercenarëve sauditë në rajonin Al-Tashirfat në Taiz dhe kanë shkaktuar dëme të mëdha atyre.