Kurdët e Sirisë kërkojnë ndihmën e ushtrisë së Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i67707-kurdët_e_sirisë_kërkojnë_ndihmën_e_ushtrisë_së_sirisë
Me vazhdimin e operacioneve të ushtrisë së Turqisë në rajonin Afrin të Sirisë, kurdët e këtij rajoni kanë kërkuar ndihmën e ushtrisë së Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 26, 2018 10:47 Europe/Tirane
  • Kurdët e Sirisë kërkojnë ndihmën e ushtrisë së Sirisë

Me vazhdimin e operacioneve të ushtrisë së Turqisë në rajonin Afrin të Sirisë, kurdët e këtij rajoni kanë kërkuar ndihmën e ushtrisë së Sirisë.

Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se me vazhdimin e operacioneve dhe sulmeve të Turqisë kundër rajonit Afrin me popullatë kurde në veri të Sirisë, autoritetet kurde të Afrinit kanë kërkuar ndihmë nga forcat e qeverisë së Sirisë për ta mbrojtur këtë rajon nga operacionet e Turqisë. Ata kanë thënë se qëllimi i këtij agresioni ushtarak të Turqisë është ky që me pushtimin e Afrinit, Ankaraja të pushtojë më shumë pjesë të territorit të Sirisë. Ushtria e Turqisë të shtunën e kësaj jave ka filluar operacionet e quajtura "Dega e Ullirit" së bashku me paramilitarët e njësive të "Ushtrisë Çlirimtare të Sirisë" në veriperëndim të këtij vendi. Turqia ka thënë se qëllimi i këtyre operacioneve është dëbimi i militantëve kurdë nga qyteti Afrin dhe vendosja e një shiriti të sigurisë në jug të kufirit të Turqisë.