Vazhdojnë sulmet sioniste në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor
Forcat sioniste plagosën një numër palestinezësh dhe arrestuan disa të tjerë në pjesë të ndryshme të Bregut Perëndimor. Sionistët nisën sulmin ndaj shtëpive në Xhenin, në qytezat Al Jamun dhe Ghabatie dhe në fshatin Masile në Bregun Perëndimor.
Ushtarët e regjimit sionistë kanë arrestuar du të rinj palestinezë në jug të Al Khalilit dhe dy të tjerë në jug të BPLJ si dhe dy persona të tjerë në Xhenin. Ushtarët e regjimit sionistë kanë ushtruar dhunë ndaj banorëve të kampin Xhenin në Bregun Perëndimor. Pas këtij sulmi, ka pasur një konflikt midis civilëve palestinezë dhe ushtarëve sionistë nga i cili kanë mbetur të plagosur disa palestinezë. Territoret palestineze janë bërë skenë e përleshjeve të ashpra midis trupave sioniste dhe palestinezëve që nga 6 dhjetori 2017, në shenjë proteste ndaj vendimit të Donald Trump, presidentit të Shteteve të Bashkuara i cili shpalli Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit. Në këto përleshje 21 palestinezë janë martirizuar dhe mijëra të tjerë janë plagosur. Sipas raporteve të fundit, më shumë se 500 palestinezë janë arrestuar që nga koha e marrjes së vendimit të Trump kundër Jeruslamit (Kudsit lindor).