Zbulohet një varr masiv në Kirkuk të Irakut
Janar 26, 2018 21:59 Europe/Tirane
Një varrezë masive ku ishin varrosur trupat e dhjetëra forcave ushtarake dhe civile të Irakut u zbulua në provincën Kirkuk, në veri të Irakut.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Rakan Sejid Al Xhaburi, guvernator i provincës Kirkuk, ka thënë se banorët e Kirkukut e kanë zbuluar këtë varr masiv. sipas tij, ky është varri i 14-të masiv i zbuluar në këtë rajon. Trupat e 75 personave të vrarë nga terroristët e ISIS thuhet se janë varrosur në këtë varr masiv. Kryeministri i Irakut Heidar Ebadi, më 9 dhjetor 2017, shpalli fitoren përfundimtare të Irakut kundër ISIS, ndërsa forcat irakiane dominojnë kufijtë e vendit me Sirinë.
Tags