Koalicioni amerikan ka vrarë mbi 30 civilë në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i67769-koalicioni_amerikan_ka_vrarë_mbi_30_civilë_në_siri
Avionët e koalicionit amerikanë të cilët kohëve të fundit kishin vrarë 15 qytetarë sirianë, në krimet e tyre më të fundit kanë vrarë mbi 30 civilë në qytezën Hexhin, në periferi të Deir Al Zur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 27, 2018 10:00 Europe/Tirane
  • Koalicioni amerikan ka vrarë mbi 30 civilë në Siri

Avionët e koalicionit amerikanë të cilët kohëve të fundit kishin vrarë 15 qytetarë sirianë, në krimet e tyre më të fundit kanë vrarë mbi 30 civilë në qytezën Hexhin, në periferi të Deir Al Zur.

Sipas agjencisë së lajmeve Sana, avionët luftarakë të koalicionit ndërkombëtar të ashtuquajtur kundër ISIS që udhëhiqet nga Amerika, kanë krijuar një katastrofë të re në Siri. Sipas këtij raporti, avionët e koalicionit amerikanë kanë sulmuar qytezën Hexhin në periferinë lindore të Deir Al Zur. Sipas informacioneve të mediave arabe, në këto sulme kanë mbetur të vrarë mbi 30 civilë sirianë. Këto media po ashtu kanë njoftuar se shumica e viktimave të këtyre sulmeve janë gra dhe fëmijë. Para këtij sulmi, avionët luftarakë amerikanë kishin vrarë 15 civilë sirianë në sulmet e tyre në periferi të Deir Al Zur.