Sulmohen pozicionet e mercenarëve sauditë në Al Bidhae të Jemenit
Ushtria dhe komitetet popullore të Jemenit kanë sulmuar pozicionet e mercenarëve sauditë në Kife që ndodhet në provincën Al Bidhae në jug të këtij vendi.
Sipas kanalit televiziv jemenas Al Masire, në këto sulme janë vrarë dhjetëra mercenarë sauditë si dhe është shkatërruar sasi e madhe municioni që i përkiste agresorëve sauditë. Sipas burimeve mediatike, operacioni i forcave jemenase ka qenë i shpejtë dhe i ka shkaktuar dëme të mëdha ushtrisë dhe mercenarëve sauditë në Al Bidhae. Nga ana tjetër, forcat agresore saudite përsëri kanë dështuar në sulmet e tyre ndaj bazave të ushtrisë dhe komiteteve popullore të Jemenit në provincën Taiz, në jugperëndim të Jemenit, ku kanë humbur jetën dhjetëra mercenarë sauditë dhe është shkatërruar sasi e madhe armatimi që i përkiste atyre.