Turqia shkatërron tempullin antik të qytetit Afrin
Tempulli i njohur me emrin Ain Dara në qytetin Afrin në veri të Sirisë, është shkatërruar gjatë një sulmi ajror të forcave turke.
Pamjet e dërguara nga qyteti Afrin tregojnë se tempulli antik që i përket epokës së hekurit, është shkatërruar në mënyrë të plotë. Përveç kësaj nga qyteti Afrin raportohet se gjendja e qendrave shëndetësore dhe e spitaleve është tepër e rëndë për shkak të sulmit të ushtrisë turke. Ushtria turke në bashkëpunim me grupin e armatosur të njohur me emrin Ushtria Çlirimtare e Sirisë që nga 20 janari i këtij viti ka nisur agresionin kundër qytetit Afrin me pretekstin e luftës kundër terrorizmit. Qeveria siriane ka dënuar agresionin e ushtrisë turke në qytetin Afrin, pjesë e provincës Alepo, duke e quajtur atë shkelje të territorit dhe sovranitetit kombëtar të Sirisë.