Rivaliteti i Arabisë Saudite me Emiratet e Bashkuara Arabe në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i67931-rivaliteti_i_arabisë_saudite_me_emiratet_e_bashkuara_arabe_në_jemen
Pas përleshjeve të forcave të lidhura me Arabinë Saudite me forcat e lidhura me EBA në Aden, në jug të Jemenit, ambasadori i Arabisë Saudite në këtë vend ka njoftuar për ndihëm disa miliardë dollarëshe të Riadit për qeverinë e Abdrurabe Mansur Hadit, presidentti të dorëhequr të Jemenit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 29, 2018 11:49 Europe/Tirane
  • Rivaliteti i Arabisë Saudite me Emiratet e Bashkuara Arabe në Jemen

Pas përleshjeve të forcave të lidhura me Arabinë Saudite me forcat e lidhura me EBA në Aden, në jug të Jemenit, ambasadori i Arabisë Saudite në këtë vend ka njoftuar për ndihëm disa miliardë dollarëshe të Riadit për qeverinë e Abdrurabe Mansur Hadit, presidentti të dorëhequr të Jemenit.

Ambasadori i Arabisë Saudite në Jemen, Mohammed Al Xhaber, vendi i të cilit është shkaku kryesor i shkatërrimit masiv në Jemen, tha se Arabia Saudite po përpiqet të vazhdojë mbështetjen e saj për qeverinë e presidentti të dorëhequr të Jemenit Abdrurabe Mansur Hadit si dhe të respektojë rezolutat e KS të OKB. Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka treguar edhe një herë se është bërë mjet në duart e fuqive financiare dhe politike të botës duke miratuar një pozicion të njëanshëm në mbështetje të Arabisë Saudite dhe duke njohur Mansur Hadin si autoritetin e vetëm legjitim në Jemen. Ndërkohë, Emiratet e Bashkuara Arabe kanë dërguar forca dhe pajisje luftarake për të marrë kontrollin e plotë të qytetit Aden. Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite filloi fushatën ushtarake kundër Jemenit në mars 2015 për të sjellë qeverinë e saj të preferuar në pushtet. Më shumë se 13,600 jemenas janë vrarë deri tani në këtë luftë.