Parlamenti irakian heq sanksionet ndaj Kurdistanit
Ligjvënësit e Irakut kanë votuar sot për t'i dhënë fund sanksioneve të vendosura ndaj bankave që veprojnë në rajonin gjysmë autonom të Kurdistanit, rreth katër muaj pasi Banka Qendrore e Irakut urdhëroi bankat private që të ndalonin operacionet e degëve të tyre në Kurdistan pas një referendumi të paligjshëm për pavarësinë e këtij rajoni.
Sipas rrjetit informativ irakian al-Sumariah, ligjvënësit e Irakut vendosën që sanksionet të hiqen pasi ato kishin "përmbushur qëllimin e tyre" duke zbatuar kontrollet federale mbi sistemin bankar të Kurdistanit irakian. Më 25 shtator të vitit të kaluar, qeveria rajonale e Kurdistanit mbajti një referendum të diskutueshëm mbi pavarësinë e këtij rajoni gjysmë autonom, pavarësisht kundërshtimit të fortë nga qeveria qendrore e Iraku, bashkësia ndërkombëtare dhe vendet fqinje të Irakut, përfshirë Iranin dhe Turqinë. Pas këtij referendumi, Bagdadi vendosi sanksione të shumta financiare dhe ekonomike, një ndalim për fluturimet e drejtpërdrejta ndërkombëtare në Kurdistan dhe kërkoi ndalimin e shitjeve të pavarura të naftës së papërpunuar.