63 të vrarë dhe 185 të plagosur nga përleshjet në Aden
Burimet informative njoftojnë se nga përleshjet e djeshme në qytetin Aden të Jemenit, 63 persona kanë humbur jetën dhe 185 të tjerë janë plagosur.
Përleshjet janë zhvilluar mes grupeve të armatosura përkrahëse të Abdarabuh Mansur Hadit, presidentit të dorëhequr të Jemenit dhe grupeve të armatosura të varur nga Këshilli i Tranzicionit të Jugut që mbështetet nga EBA. Përveç kësaj në konfliktet mes forcave të varura nga Arabia Saudite dhe forcave të varur nga EBA në qytetin bregdetar Aden, 9 persona kanë humbur jetën. Në Jemen janë përshkallëzuar shumë mosmarrëveshjet mes Arabisë Saudite dhe EBA lidhur me influencën e tyre në këtë vend. Sipas shumë analistëve, rivaliteti mes Arabisë Saudite dhe EBA në Jemen nuk është për të legjitimuar pushtetin e Abdarabuh Mansur Hadit por për liderishpin e qeverive arabe në Gjirin Persik.