Dëbimi i shtetasve bahrejnas, akt çnjerëzor
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68119-dëbimi_i_shtetasve_bahrejnas_akt_çnjerëzor
Lëvizja popullore islamike Vafak në Bahrejn, vendimin e fundit të regjimit Al Khalifa për dëbimin e shtetasve të këtij vendi e ka cilësuar akt çnjerëzor.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 01, 2018 09:59 Europe/Tirane
  • Dëbimi i shtetasve bahrejnas, akt çnjerëzor

Lëvizja popullore islamike Vafak në Bahrejn, vendimin e fundit të regjimit Al Khalifa për dëbimin e shtetasve të këtij vendi e ka cilësuar akt çnjerëzor.

Kohët e fundit gjykata e regjimit Al Khalifa ka konfirmuar verdiktin e nxjerrë më parë për burgosjen dhe heqjen e shtetësisë për sheik Isa Kasem, klerik i njohur shiit në Bahrejn si dhe ka refuzuar ankesat e 10 shtetasve bahrejnas mes tyre një femër, të cilëve u është hequr shtetësia bahrejnase. Deri tani prej tyre 4 persona janë dëbuar jashtë vendit. Lëvizja Vafak duke dënuar procesin e heqjes së shtetësisë dhe dëbimin e bahrejnasve jashtë  vendit, ka thënë se dëbimi i shtetasve jashtë vendit është veprim çnjerëzor që nuk përputhet me asnjë ligj por vetëm zbatohet për shkak të politikave shtypëse dhe në kuadër të krimeve kundër njerëzimit. Bahrejni ka dëbuar shumë figura të njohura në Bahrejn që kanë pasur ndikim të madh në historinë e këtij vendi. heqja e shtetësisë dhe dëbimi jashtë vendit, është politikë e ndjekur nga regjimi Al Khalifa për të shtypur protestat popullore të popullit bahrejnas i cili kërkon drejtësi, eliminimin e diskriminimit, liri dhe zgjedhjen e shtetit me votën e lirë. Lëvizja protestuese e popullit bahrejnas ka nisur prej vitit 2011.