Amerika mbështet përsëri ndërtimin e kolonive sioniste
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68121-amerika_mbështet_përsëri_ndërtimin_e_kolonive_sioniste
Përfaqësuesja e Amerikës në OKB ka kritikuar raportin e kësaj organizate e cila në listën e zezë të saj ka futur 206 kompani të tjera që bashkëpunojnë me Izraelin në ndërtimin e kolonive sioniste.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 01, 2018 09:59 Europe/Tirane
  • Amerika mbështet përsëri ndërtimin e kolonive sioniste

Përfaqësuesja e Amerikës në OKB ka kritikuar raportin e kësaj organizate e cila në listën e zezë të saj ka futur 206 kompani të tjera që bashkëpunojnë me Izraelin në ndërtimin e kolonive sioniste.

Nicky Halley, duke reaguar ndaj këtij raporti ka thënë se Amerika ashpër dënon veprimet anti-izraelite. Zyra e komisarit të lartë të OKB për të drejtat e njeriut ka publikuar një raport ku përmend futjen e 206 kompanive në listën e zezë për shkak të bashkëpunimit të tyre me regjimin sionist në ndërtimin e kolonive sioniste. Raporti thekson se për këtë rast deri tani janë kontaktuar 64 kompani. Këshilli për të drejtat e njeriut të OKB gjithashtu ka kërkuar mbledhjen e informacioneve mbi të gjitha kompanitë që bashkëpunojnë në ndërtimin e kolonive sioniste. Me gjithë kundërshtimet botërore, regjimi sionist vazhdon të ndërtojë në mënyrë të jashtëligjshme koloni sioniste në territoret palestineze. Kundër ndërtimit të këtyre kolonive është nxjerrë edhe rezoluta e 23 dhjetorit 2016.