Vendimi i SHBA kundër Hanies, veprim kundër të gjithë palestinezëve
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68239-vendimi_i_shba_kundër_hanies_veprim_kundër_të_gjithë_palestinezëve
Anëtari i Këshillit Revolucionar të lëvizjes Fatah, tha se vendimi i qeverisë amerikane për të vënë emrin e Ismail Hanie, kreut të zyrës politike të lëvizjes Hamas në listën e grupeve terroriste, është një akt kundër të gjithë palestinezëve.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 02, 2018 15:27 Europe/Tirane
  • Vendimi i SHBA kundër Hanies, veprim kundër të gjithë palestinezëve

Anëtari i Këshillit Revolucionar të lëvizjes Fatah, tha se vendimi i qeverisë amerikane për të vënë emrin e Ismail Hanie, kreut të zyrës politike të lëvizjes Hamas në listën e grupeve terroriste, është një akt kundër të gjithë palestinezëve.

Mohamed Al Laham, anëtar i Këshillit Revolucionar të lëvizjes Fatah në një intervistë me kanalin televiziv libanez Al Mejadin, deklaroi se vendimi i fundit i qeverisë amerikane kundër Ismail Hanie, po përshpejton procesin e pajtimit kombëtar palestinez. Ndërkohë, grupet palestineze dënuan vendimin e Amerikës për të përfshirë Ismail Hanie në listën e grupeve terroriste, duke thënë se qeveria amerikane ka komplotuar kundër palestinezëve nëpërmjet vendimeve të ndryshme në favor të regjimit sionist. Grupet palestineze nëpërmjet deklaratave të ndryshme kanë dënuar këtë veprim të SHBA kundër Ismail Hanie. Drjetori i zyrës politike të Hamasit e ka konsideruar krenari vendimin e SHBA kundër tij. Departamenti i Thesarit Amerikan më 31 janar 2018 e ka futur në listën e sanksioneve amerikane emrin e Ismail Hanie.