Damasku mirëpret deklaratën përfundimtare të takimit në Soçi
(last modified Fri, 02 Feb 2018 14:45:35 GMT )
Shkurt 02, 2018 15:45 Europe/Tirane
  • Damasku mirëpret deklaratën përfundimtare të takimit në Soçi

Ministria e jashtme siriane përshëndeti deklaratën përfundimtare të konferencës "Dialogu Kombëtar i Sirisë" në Soçi.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA, duke cituar agjencinë siriane të lajmeve SANA,  Ministria e punëve të jashtme e Sirisë ka deklaruar se Damasku ka ndjekur me vëmendje dhe ka mirëpritur rezultatin e Konferencës së Dialogut Kombëtar të Sirisë e cila u zhvillua më 29 dhe 30 janar në Soci të Rusisë dhe qeveria siriane edhe njëherë ka bërë thirrje që procesi i arritjes së paqes në Siri duhet të arrihet pa ndërhyrje të jashtme. Burimi gjithashtu tha se deklarata e Samitit në Soçi theksoi konsensusin e sirianëve për angazhimin ndaj kushtetutës kombëtare, duke përfshirë ruajtjen e sovranitetit, unitetin dhe integritetin e Sirisë dhe konsideroi të drejtën e popullit sirian për të zgjedhur sistemin politik, ekonomik dhe social. Në deklaratën përfundimtare, takimi gjithashtu theksoi ruajtjen e ushtrisë dhe forcave të armatosura siriane për të mbrojtur kufijtë dhe popullin sirian kundër kërcënimeve të huaja, luftën kundër terrorizmit dhe për të forcuar organizatat qeveritare për t'i shërbyer popullit të këtij vendi.

 

Tags