Liga Arabe: Agresioni kundër Kodsit është lojë me zjarr
Ahmed Al-Gjajt, sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, të enjten në takimin urgjent të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të kësaj Lige i cili u zhvillua në Kajro të Egjiptit për të shqyrtuar vendimin e fundit të Amerikës rreth Kodsit, deklaroi se agresioni kundër Kodsit është lojë me zjarr.
Agjencia e lajmeve Mehr njoftoi se Riad Maleki, ministri i jashtëm i Palestinës gjithashtu në këtë takim, deklaroi: “Vendimi i fundit i Donald Trump, presidenti i Amerikës, rreth Kodsit është injorantë dhe i padrejtë”. Ndërkohë pas vendimit të Trump rreth Kodsit, Asambleja e Përgjithshme e OKB ka miratuar një rezolutë në të cilën dënon vendimin e presidentit amerikan në lidhje me Kodsin. Sipas kësaj rezolute, OKB nuk do të njohë Kodsin si kryeqytet të regjimit sionist të Izraelit.