Fituesja e çmimit Nobel për Paqe denoncon gjenocidin në Jemen
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68287-fituesja_e_çmimit_nobel_për_paqe_denoncon_gjenocidin_në_jemen
Tavakkol Karman, qytetare  jemenase fituese e Çmimit Nobel për Paqen, ka kërkuar hapjen e një gjyqi ndërkombëtar kundër princit të kurorës të regjimit Saudit Muhamed bin Selman dhe princit të kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhamed bin Zayed Al Nahyan, për gjenocidin e kryer në Jemen.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 03, 2018 05:15 Europe/Tirane
  • Fituesja e çmimit Nobel për Paqe denoncon gjenocidin në Jemen

Tavakkol Karman, qytetare  jemenase fituese e Çmimit Nobel për Paqen, ka kërkuar hapjen e një gjyqi ndërkombëtar kundër princit të kurorës të regjimit Saudit Muhamed bin Selman dhe princit të kurorës së Emirateve të Bashkuara Arabe, Muhamed bin Zayed Al Nahyan, për gjenocidin e kryer në Jemen.

Sipas IRNA, "Tavakkul Kerman" në faqen e saj në Facebook të premten shkroi se "Koalicioni Saudite-Emiratas ka pushtuar Jemenin me pretekstin e një grushti shteti kundër qeverisë legjitime në Sana". Fituesja jemenase e Çmimit Nobel për Paqe gjithashtu njoftoi se ka ndërmend të thërrasë të gjithë aktivistët për të drejtat e njeriut që të ndjekin penalisht "Bin Selman" dhe "Ben Zayed" në gjykatat e brendshme të Bashkimit Evropian si dhe gjykatat ndërkombëtare. Me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, regjimi saudit ka nisur agresionin kundër Jemenit që nga marsi i vitit 2015 dhe ka vendosur rrethim total detar dhe ajror ndaj këtij vendi, nën pretekstin e rikthimit të presidentit të rrëzuar jemenas, Abdarabuh Mansur Hadi. Ky agresion ka çuar në vdekjen e më shumë se 13,000 njerëzve në Jemeni, plagosjen e dhjetëra mijëra të tjerëve, zhvendosjen e miliona jemenasve dhe shkatërrimin e infrastrukturës së vendit. Agresioni ushtarak i Arabisë Saudite kundër vendit të varfër Jemenit ka shkaktuar mungesa në ushqime dhe mangësi të shumta medikamentesh dhe ka çuar në përhapjen e disa sëmundjeve. Regjimi i Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara nuk kanë qenë në gjendje të arrijnë qëllimet e tyre në këtë vend për shkak të rezistencës së popullit jemenas.