Protesta në të premten e nëntë të zemërimit
Palestinezët që jetojnë në Bregun Perëndimor të lumit Jordan, Kods, Rripin e Gazës dhe territoret e tjera të okupuara në Palestinë, në të premten e nëntë me radhë dolën në protesta për të kundërshtuar vendimin anti-palestinez të SHBA.
Pas vendimit të 6 dhjetorit, të presidentit amerikan Donald Trump për shpalljen e Jerusalemit si kryeqytet i regjimit sionist, Bregu Perëndimor i Lumit Jordan shumë rajone të tjera të Palestinë, janë kthyer në skena të konfliktit të sionistëve me palestinezët. Sipas qendrës së Informacionit të Palestinës Forcat sioniste kanë përdorur plumba dhe gaz lotsjellës për të goditur protestuesit palestinezë, pre të cilëve shumë janë plagosur dhe disa të tjerë kanë pësuar dëmtime nga thithja e gazit lotsjellës. Ministria palestineze e Shëndetësisë në Rripin e Gazës të premten ka njoftuar për 3 persona të lënduar. Konflikti midis palestinezëve dhe forcave sionist filloi pas vendimit anti-Kods të presidentit Trump. Në këto përleshje, 17 palestinezë janë martirizuar. Ndërkohë, në vitin 2017, janë kryer katërqind operacione anti-sioniste nga palestinezët. Në të njëjtin vit, 98 palestinezë u martirizuan dhe qindra u plagosën.