Shkurt 03, 2018 11:54 Europe/Tirane
  • Operacione të gjëra irakiane në kufirin saudit

Komandanti i operacionit Al Anbar në Irak, njoftoi për operacione të gjera nga ushtria dhe forcat irakiane përgjatë kufirit me Arabinë Saudite.

Sipas kanalit televiziv Al Alam, Mahmud Al Falahi, komandant i operacionit Al Anbar, ka thënë: Forcat e ushtrisë, policisë, ato fisnore dhe forcat kufitare me mbështetjen edhe të forcave ajrore irakiane, nga mëngjesi i sotëm kanë filluar operacionin e gjerë për spastrimin e shkretëtirës së Al Anbarit që gjendet në kufirin midis Irakut dhe Arabisë Saudite. Sipas Al Falahi, operacioni në Al Anbar ka për qëllim shkatërrimin e bazave të ISIS në shkretëtirën perëndimore të kësaj province pranë kufirit irakiano-saudit. Kasem Al Mohamedi, komandant i operacionit Al Xhazire po ashtu të dielën e kaluar, kishte thënë: Forcat irakiane gjatë operacionit në juglindje të qytetit Al Kaem, përveçse kanë identifikuar disa persona që synonin të kryenin sulme terroriste, ata kanë vrarë të paktën 5 të tillë që ishin përgatitur për kryerjen e sulmeve vetëvrasëse. Ndërsa ekzistenca e grupit terrorist ISIS në Irak ka marrë fund, disa elementë të këtij grupi janë ende të pranishëm në grupe të vogla dhe të shpërndara në disa pjesë të Irakut, që synojnë kryerjen e krimeve.

 

Tags