Protesta kundër Frontit Al Nusra në Idlib
Disa banorë të qytetit Binnish në veri të provincës Idlib (veriperëndim të Sirisë) kanë protestuar kundër grupit terrorist Fronti Al Nusra.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, duke cituar kanalin televiziv Al Hades, pjesëmarrësit në këto protesta të organizuara në qytetin Binnish në provincën Idlib, përveçse kanë përkrahur operacionet e ushtrisë siriane, ata kanë kërkuar largimin e terroristëve të frontit Al Nusra nga ky qytet. Nga ana tjetër, Ministria ruse e mbrojtjes njoftoi sot se ka regjistruar 10 shkelje të armëpushimit në Siri gjatë 24 orëve të fundit dhe njoftoi se përfaqësuesit e Moskës në komitetin e përbashkët ruso-turk për zbatimin e armëpushimit në Siri kishin regjistruar tre raste në të shkeljes së armëpushimit në provincën Alepo (veri), gjashtë në provincën Latakia (verilindje) dhe një në Damask (kryeqytet).