Vriten dhe plagosen 11 ushtarë turq në Siri
Burimet kurde njoftuan vrasjen e pesë trupave të ushtrisë turke në fshatin Ali Kara në zonën Belbale në rajonin Afrin në veriperëndim të Sirisë.
Agjencia e lajmeve Mehr, duke cituar këto burime kurdë, raportoi: “ Përveç 5 ushtarëve të vrarë, 6 pjesëtarë të ushtrisë turke u plagosën në luftime me forcat kurde siriane në po këtë rajon”. Ndërkohë, Mustafa Bali, drejtor i Qendrës për Media të Forcave Demokratike të Sirisë, gjithashtu tha se ushtria turke duke fshehur vrasjen e dhjetëra ushtarëve turq, po kërkonte të justifikonte dështimin e saj në Afrin. “Përparimi maksimal i ushtrisë turke në Afrin ka qenë vetëm dy kilometra”, shtoi ky funksionar kurd. Ditën e enjte, militantët kurdë pjesëtarë të "Forcave Demokratike Siriane" i deklaruan agjencisë ruse të lajmeve, Sputnik, se të paktën 20 ushtarë turq u vranë prej tyre në sulmet kundër trupave turke dhe forcave të përkrahura nga Ankaraja.