Vriten dhe plagosen 11 ushtarë turq në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68341-vriten_dhe_plagosen_11_ushtarë_turq_në_siri
Burimet kurde njoftuan vrasjen e pesë trupave të ushtrisë turke në fshatin Ali Kara në zonën  Belbale në rajonin Afrin në veriperëndim të Sirisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 03, 2018 14:37 Europe/Tirane
  • Vriten dhe plagosen 11 ushtarë turq në Siri

Burimet kurde njoftuan vrasjen e pesë trupave të ushtrisë turke në fshatin Ali Kara në zonën  Belbale në rajonin Afrin në veriperëndim të Sirisë.

Agjencia e lajmeve Mehr, duke cituar këto burime kurdë, raportoi: “ Përveç 5 ushtarëve të vrarë, 6 pjesëtarë të ushtrisë turke u plagosën në luftime me forcat kurde siriane në po këtë rajon”. Ndërkohë, Mustafa Bali, drejtor i Qendrës për Media të Forcave Demokratike të Sirisë, gjithashtu tha se ushtria turke duke fshehur vrasjen e dhjetëra ushtarëve turq, po kërkonte të justifikonte dështimin e saj në Afrin. “Përparimi maksimal i ushtrisë turke në Afrin ka qenë vetëm dy kilometra”, shtoi ky funksionar kurd. Ditën e enjte, militantët kurdë pjesëtarë të "Forcave Demokratike Siriane" i deklaruan agjencisë ruse të lajmeve, Sputnik, se të paktën 20 ushtarë turq u vranë prej tyre në sulmet kundër trupave turke dhe forcave të përkrahura nga  Ankaraja.