Martirizohet një i ri palestinez në BPLJ
Forcat ushtarake të Izraelit kanë qëlluar për vdekje një adoleshent palestinez në pjesën qendrore të Bregut Perëndimor gjatë një proteste kundër njohjes nga Presidenti i SHBA Donald Trump, të Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit.
Ministria palestineze e Shëndetësisë njoftoi në një deklaratë se 17-vjeçari Ahmed Samir Abid pësoi plagë të rënda nga plumbat e ushtarëve izraelitë, pasi dhjetëra të rinj palestinezë organizuan një demonstratë në fshatin Deir Nizam, rreth 23 kilometra në veriperëndim të Ramallahut. I riu palestinez u dërgua në spital, por humbi jetën si pasojë e plagëve të rënda. Më 6 dhjetor, Trump njoftoi vendimin e tij për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe për të zhvendosur ambasadën amerikane në Izrael nga Tel Avivi në qytetin e pushtuar. Nga përleshjet e zhvilluara pas këtij vendimi mes forcave të regjimit sionist dhe palestinezëve në Kods, me dhjetëra palestinezë janë plagosur dhe kanë pësuar dëmtime në sistemin e frymëmarrjes për shkak të gazit helmues dhe lotsjellës të përdorur nga forcat e regjimit sionist. Qyteti Kods është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Megjithatë presidenti i Amerikës me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kodsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades.