Turqia paralajmëron Uashingtonin: Ushtarët amerikanë do t’i shohim si terroristë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68415-turqia_paralajmëron_uashingtonin_ushtarët_amerikanë_do_t’i_shohim_si_terroristë
Turqia ka paralajmëruar se ushtarët amerikanë mund të jenë objekt i sulmeve të ushtrisë turke në Sirinë veriperëndimore, ndërsa ushtria turke po vazhdon me ofensivën e saj kundër militantëve kurdë të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në Siri.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 04, 2018 14:55 Europe/Tirane
  • Turqia paralajmëron Uashingtonin: Ushtarët amerikanë do t’i shohim si terroristë

Turqia ka paralajmëruar se ushtarët amerikanë mund të jenë objekt i sulmeve të ushtrisë turke në Sirinë veriperëndimore, ndërsa ushtria turke po vazhdon me ofensivën e saj kundër militantëve kurdë të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në Siri.

Zëvendëskryeministri turk Bekir Bozdag i tha të dielën rrjetit informativ CNN-Turk se ushtarët amerikanë rrezikojnë të vriten nëse shfaqen me uniforma të Njësive Mbrojtëse Popullore të Kurdëve (YPG). "Nëse ata dalin kundër nesh me një uniformë të tillë, ne do t'i shohim ata si terroristë", tha Bozdag. "SHBA duhet të jetë e vetëdijshme për ndjeshmërinë e Turqisë. Nëse ushtarët amerikanë veshin uniforma terroriste ose janë në mesin e terroristëve në rast të një sulmi kundër ushtrisë turke, atëherë nuk do të ketë mundësi për të bërë dallim mes tyre", deklaroi zv/kryeministri turk. Bozdag, megjithatë, tha se Turqia nuk donte të ballafaqohej me trupat amerikane. "Ne nuk dëshirojmë asnjë përplasje me SHBA në Manbixh, në lindje të Eufratit apo në ndonjë vend tjetër", shtoi ai. Deklaratat e Bozdag vijnë pasi shtatë trupa turke u vranë të shtunën, duke përfshirë pesë në një sulm me tank në Afrin.