Disa detaje rreth "Pazarllëkut të Shekullit"
Një diplomat i njohur perëndimor ka zbuluar disa detaje nga "Pazarllëku i Shekullit" dhe ka deklaruar se kjo marrëveshje përfshinë transferimin e pronësisë së lagjeve dhe zonave rreth Kodsit si Bejt Hanina, Kafar Akab dhe Ra'su Khamis te Autoriteti Autonom i Palestinës.
Faqja informative Pars Today duke cituar gazetën "Al-Hajat", njofton se ekipi amerikan i paqes nëpërmjet një pale të tretë i ka kumtuar palës palestineze disa detaje rreth "Pazarllëkut të Shekullit". Sipas këtij diplomati të lartë perëndimor, regjimi izraelit ka ndërtuar një Jerusalem të ri nëpërmjet zgjerimit të fshatrave dhe krijimit të lagjeve të reja, prandaj edhe palestinezët mund të bëjnë të njëjtin veprim dhe të ndërtojnë një Kods (Jerusalem) palestinez. Ky plan i propozuar në fillim propozon formimin e shtetit të pavarur të Palestinës në kufijtë Bregut Perëndimor të Lumit Jordan, në të gjithë rajonin e Rripit të Gazës dhe në disa lagje të Kodsit (Jerusalemit) si Bejt Hanina, Sha'fat dhe kampin e saj, Ra'su Khamis dhe Kafar Akab, ndërsa qytezën e vjetër, dhe lagjet rreth saj si Silvan, Shejkh Xharah dhe Xhebel Al-Zejtun i jep Izraelit. Ky diplomat perëndimor gjithashtu thotë: "Në këtë mënyrë është paraqitur një ide që në bazë të saj, kryeqyteti i Palestinës të jetë qyteti Abu Dejs". Plani një fjalë përfshinë dorëzimin e lagjeve, rajoneve dhe fshatrave arabe te palestineze dhe krijimin e një korridori për palestinezët në drejtim të Xhamisë Al Aksa si dhe krijimin e një rrugëzgjidhje humanitare për palestinezët e shpërngulur.