Associated Press: Ushtria e Amerikës fillon tërheqjen nga Iraku
Kontraktorët perëndimorë në bazën e koalicionit amerikan kundër ISIS në Irak kanë deklaruar se ushtria e Amerikës ka filluar tërheqjen trupave të saj nga Iraku.
Agjencia e lajmeve Associated Press të hënën nga baza "Al-Asad" në Anbar të Irakut ka raportuar se ushtria amerikane pas thyerjes së ISIS në Irak, ka filluar reduktimin e trupave në këtë vend. Numri i trupave ushtarake amerikane, armatimet dhe pajisjet luftarake të tyre janë duke u larguar nga Iraku dhe po transferohen në Afganistan. Gjatë javës së kaluar me dhjetëra ushtarakë amerikanë nëpërmjet fluturimeve ditore janë larguar nga territori i Irakut. Sa'ad Al- Hadithi, zëdhënësi i qeverisë irakiane, ka thënë se zvogëlimi është ende në fazat e hershme dhe tani nuk shënon fillimin e tërheqjes komplete të forcave amerikane. Deklarata e Hadithit ka ardhur si konfirmim i raporteve të kontraktorëve Perëndimor në koalicionin e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak, të cilët kanë thënë se trupat amerikane kanë filluar tërheqjen nga shteti.