Arrestohen disa palestinezë në BPLJ
Ushtarët sionistë sot pas sulmit ndaj qyteteve dhe rajoneve të ndryshme të BPLJ, kanë arrestuar 21 palestinezë.
Sipas IRIB, ushtarët sionistë sot kanë sulmuar rajone të ndryshme të BPLJ dhe janë përleshur me palestinezët. Në këto përleshje, ushtarët okupatorë të Kudsit kanë arrestuar të paktën 21 palestinezë. Ushtarët sionistë kanë arrestuar 7 palestinezë në Rramallah dhe Al Bire. Për të arritur qëllimet e tyre ekspansioniste, sionistët arrestojnë palestinezët çdo ditë në rajone të ndryshme të Palestinës. Qëllimi i këtyre arrestimeve është terrorizimi i palestinezëve dhe parandalimi i tyre nga vazhdimi i Intifadës dhe përballja me pushtuesit sionistë. Sipas statistikave të grupit të të drejtave të njeriut 'Al Zamir' në Palestinë, rreth 7000 palestinezë mbahen nëpër burgjet izraelite në kushte tejet të këqija.