Krime të reja të Arabisë Saudite në Jemen
Nga sulmi i së hënës të avionëve luftarakë të Arabisë Saudite në qytezën Maxhaz të provincës Saade në Jemen, 4 civilë jemenas kanë humbur jetën.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Fars sipas të cilës në këtë sulm përveç të vrarëve janë plagosur edhe 7 civilë mes tyre disa gra dhe fëmijë. Ditën e hënë avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar qytetin Bagem po në provincën Saade duke vrarë 4 civilë jemenas. Vlen të theksohet se Arabia Saudite që nga marsi i vitit 2015 e deri më tani, me qëllim që të kthejë në pushtet Abdarabuh Mansur Hadin, presidentin e dorëhequr të Jemenit, ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit. Arabia Saudite me gjithë shpenzimet e shumta dhe sulmet e pandërprera kundër Jemenit, nuk ka arritur akoma të realizojë asnjë prej qëllimeve të saj në Jemen. Ky agresion deri tani ka marr jetën e 13 mijë civilëve jemenas, ka plagosur me mijëra të tjerë, ka shpërngulur me miliona njerëz të pafajshëm dhe ka shkatërruar tejmase infrastrukturën e vendit.