Iraku publikon listën e terroristëve më të kërkuar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68557-iraku_publikon_listën_e_terroristëve_më_të_kërkuar
Autoritetet irakiane kanë botuar një listë të re të terroristëve më të kërkuar të kryesuar nga emri i kreut të arratisur të grupit terrorist ISIS, Ibrahim Awad Ibrahim Ali al-Badri al-Samarai, i njohur si Abu Bakr al-Bagdadi dhe zëvendësi i tij.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 06, 2018 18:45 Europe/Tirane
  • Iraku publikon listën e terroristëve më të kërkuar

Autoritetet irakiane kanë botuar një listë të re të terroristëve më të kërkuar të kryesuar nga emri i kreut të arratisur të grupit terrorist ISIS, Ibrahim Awad Ibrahim Ali al-Badri al-Samarai, i njohur si Abu Bakr al-Bagdadi dhe zëvendësi i tij.

Numri dy i listës së Bagdadit është Abdel Rahman al-Kaduli i njohur me emrin e tij të luftës si  Abu Ala al-Afari. Shtatë shtetas të tjerë irakianë janë në listë, si dhe pesë të huaj, dy sauditë, një jordanez, një jemenas dhe një katariot, të akuzuar për lidhje me grupin terrorist ISIS. Lista gjithashtu përmban 28 të dyshuar si pjesëtarë të ISIS, 12 militantë të al-Kaidës dhe 20 ba'athistë, duke dhënë detaje të roleve të tyre në grupet terroriste, si dhe aktet e terrorit që ata kanë kryer.