Martirizohet luftëtari palestinez Ahmed Xharar
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68575-martirizohet_luftëtari_palestinez_ahmed_xharar
Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë martirizuar luftëtarin palestinez të brigadave "Izudin Kasam", i cili që nga shumë javë më parë ishte nën përndjekjen e forcave sioniste.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 07, 2018 06:05 Europe/Tirane
  • Martirizohet luftëtari palestinez Ahmed Xharar

Forcat ushtarake të regjimit sionist kanë martirizuar luftëtarin palestinez të brigadave "Izudin Kasam", i cili që nga shumë javë më parë ishte nën përndjekjen e forcave sioniste.

Qendra palestineze e informimit njoftoi se forcat okupatore të regjimit sionist të martën kanë vrarë Ahmed Xharar gjatë një përleshje në periferi të qytetit Xhenin. Ahmed Xharar ishte akuzuar për vrasjen e një rabini sionist gjatë operacionit "Hafat Golad" dhe që nga disa javë më parë ishte nën përndjekjen e ashpër të forcave okupatore të regjimit sionist. Pavarësisht operacioneve të gjera forcat e regjimit sionist nuk kishin arritur ta arrestojnë atë. Burimet palestineze duke konfirmuara vrasjen e Ahmed Xharar, kanë thënë se Ahmed Xharar është martirizuar gjatë një përleshje me forcat ushtarake të regjimit sionist në fshatin Jamun në afërsi të qytetit Xhenin. Ushtria e regjimit sionist me anë të një deklarate, ka thënë: "Shtëpia në të cilën qëndronte Ahmed Xharar ishte rrethuar tërësisht dhe pasi ai ka dalë nga shtëpia, forcat izraelite kanë hapur zjarr dhe e kanë vrarë atë".