Vazhdon protesta e arsimtarëve në rajonin e Kurdistanit të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68617-vazhdon_protesta_e_arsimtarëve_në_rajonin_e_kurdistanit_të_irakut
Arsimtarët e pakënaqur në rajonin e Kurdistanit të Irakut kanë organizuar protestë kundër zyrës përfaqësuese të Parlamentit të këtij rajoni në Sulejmanije dhe kanë kërkuar përmirësimin e kushteve jetësore.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Shkurt 07, 2018 13:02 Europe/Tirane
  • Vazhdon protesta e arsimtarëve në rajonin e Kurdistanit të Irakut

Arsimtarët e pakënaqur në rajonin e Kurdistanit të Irakut kanë organizuar protestë kundër zyrës përfaqësuese të Parlamentit të këtij rajoni në Sulejmanije dhe kanë kërkuar përmirësimin e kushteve jetësore.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se në këtë protestë arsimtarët e pakënaqur të rajonit të Kurdistanit të Irakut kanë lexuar një deklaratë në të cilën kanë theksuar vazhdimin e gresës dhe insistimin në marrjen e rrogave të tyre. Arsimtarët e pakënaqur kanë thënë se autoritetet e rajonit të Kurdistanit të Irakut janë faktorë kryesor për gjendjen e keqe në sektorin e arsimit dhe këto autoritete nuk kanë potenciale për zgjidhjen e problemeve në këtë rajon. Në tre vitet e kaluara arsimtarët e rajonit të Kurdistanit të Irakut shumë herë kanë organizuar protesta dhe greva të ndryshme duke kërkuar përmirësimin e kushteve të punës dhe marrjen e rrogave me rregull, mirëpo deri më tani këto protesta nuk kanë sjell rezultat.