Avionët sauditë sulmojnë provincën Amran në Jemen
Shkurt 07, 2018 09:49 Europe/Tirane
Avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë sulmuar provincën Amran në Jemen ku si pasojë janë vrarë dhe plagosur dy persona.
Agjencia a lajmeve Al-Masira njoftoi se avionët luftarakë të Arabisë Saudite kanë bombarduar një rrugë në rajonin Moxhaza'a në provincën Amran të Jemenit. Para këtij sulmi avionët luftarakë të Arabisë Saudite lanë sulmuar edhe rajonin Al-Mohadhar në provincën Sa'de në veri të Jemenit ku si pasojë është vrarë një civilë dhe janë plagosur tre persona të tjerë. Arabia Saudite me mbështetjen e Amerikës, që nga viti 2015 ka filluar agresionin ushtarak kundër Jemenit dhe ka vendosur bllokadë të hekurt kundër këtij vendi.
Tags