Zbulohet një varrezë masive në provincën Salahudin të Irakut
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68675-zbulohet_një_varrezë_masive_në_provincën_salahudin_të_irakut
Burimet e sigurisë së Irakut kanë njoftuar për zbulimin e një varreze masive tjetër në qytetin turkmen Tuzkhurmatu në provincën Salahudin në veri të Irakut.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Shkurt 08, 2018 12:00 Europe/Tirane
  • Zbulohet një varrezë masive në provincën Salahudin të Irakut

Burimet e sigurisë së Irakut kanë njoftuar për zbulimin e një varreze masive tjetër në qytetin turkmen Tuzkhurmatu në provincën Salahudin në veri të Irakut.

Agjencia e lajmeve Anatoly njoftoi se forcat e përbashkëta të ushtrisë dhe Hashd Sha’bi të Irakut të mërkurën gjatë operacioneve për spastrimin e rajoneve rreth qytetit Tuzkhurmatu, kanë zbulur një varrezë masive me 20 trupa të civilëve të vrarë nga grupi terrorist ISIS. Më parë Rakan Sa’id Al-Xhaburi, kryetari i provincën Kirkuk, ka njoftuar për zbulimin e një varri tjetër masiv në të cilin ishin varrosur me dhjetëra trupa ushtarake dhe civile irakiane në Kirkuk. Ai ka thënë se ky është varri i 14-të masiv që është zbuluar në këtë rajon. Forcat irakiane gjatë muajve të kaluar dhe pas thyerjes së grupit terrorist ISIS, kanë zbuluar me dhjetëra varreza masive në rajonet e çliruara të Irakut.