Erdogan telefonon Putinin për Sirinë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68705-erdogan_telefonon_putinin_për_sirinë
Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai turk, Recep Tayyip Erdogan janë pajtuar për të rritur koordinimin në mes ushtrive të të dy shteteve dhe shërbimeve të sigurisë në Siri, ka njoftuar Kremlini.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 08, 2018 16:53 Europe/Tirane
  • Erdogan telefonon Putinin për Sirinë

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe ai turk, Recep Tayyip Erdogan janë pajtuar për të rritur koordinimin në mes ushtrive të të dy shteteve dhe shërbimeve të sigurisë në Siri, ka njoftuar Kremlini.

Zyra e Putinit ka publikuar deklaratën pasi të dy presidentët kanë biseduar sot përmes telefonit. Është thënë se planet për një bashkëpunim më të ngushtë kanë qëllim përmirësimin, “e luftës kundër grupeve terroriste të cilat janë duke shkelur regjimin e armëpushimit” në provincën Idlib, që gjendet në kufi me Turqinë. Një pilot i ushtrisë ruse ka vdekur pasi aeroplani luftarak Su-25 është rrëzuar më 3 shkurt, nga rebelët që kontrollojnë zonën e Idlibit. Putin dhe Erdogan kanë diskutuar për atë që ka thënë Kremlini, “rëndësinë e vazhdimit të punës së përbashkët të Rusisë, Turqisë dhe Iranit” në Siri. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka thënë se kanë diskutuar një takim trepalësh mes Putinit, Erdoganit dhe presidentit iranian, Hasan Ruhani, që do të zhvillohet në Stamboll.