Haaretz: Netanjahu përgjegjës për çfarëdo lufte me Rripin e Gazës
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68741-haaretz_netanjahu_përgjegjës_për_çfarëdo_lufte_me_rripin_e_gazës
Gazeta izraelite “Haaretz” në një raport të saj ka shkruar se bllokada e Rripit të Gazës është një aventurë e çmendur që pasojat e saj do ta dëmtojnë vetëm Izraelin dhe përgjegjës i drejtpërdrejtë për këtë gjendje është kabineti qeveritar i Izraelit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 09, 2018 08:05 Europe/Tirane
  • Haaretz: Netanjahu përgjegjës për çfarëdo lufte me Rripin e Gazës

Gazeta izraelite “Haaretz” në një raport të saj ka shkruar se bllokada e Rripit të Gazës është një aventurë e çmendur që pasojat e saj do ta dëmtojnë vetëm Izraelin dhe përgjegjës i drejtpërdrejtë për këtë gjendje është kabineti qeveritar i Izraelit.

Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se gazeta izraelite “Haaretz” në një raport të saj ka shkruar se Beniamin Netanjahu, kryeministri i regjimit sionist, për shkak të bllokadës ekonomike dhe veprimeve që po bënë kundër palestinezëve, është përgjegjës i drejtpërdrejtë për çfarëdo lufte të ardhshme me Rripin e Gazës. Rripi i Gazës që nga viti 2006 ndodhet nën një bllokadë të hekurt tokësore, ajrore dhe detare të regjimit sionist dhe banorët e Rripit të Gazës po përballen me probleme të mëdha, ndërkohë që gjatë sulmeve ushtarake të regjimit sionist kundër Rripit të Gazës, deri më tani janë vrarë dhe plagosur me mijëra palestinezë. Regjimi sionist gjatë kësaj periudhe ka ndaluar hyrjen e mallrave esenciale në Rripin e Gazës si karburantet, medikamentet, artikujt ushqimore dhe materialet për ndërtim. Kjo gazetë izraelite në një artikull të saj me titull “Izraeli përgjegjës për çfarëdo lufte me Rripin e Gazës”, ka shkruar: “Paralajmërimi i shefit të përgjithshëm të ushtrisë i cili ka thënë se shkatërrimi ekonomik në Gaza shumë shpejtë mund të rezultojë me një përballje ushtarake dhe me shpërthimin e luftës në një të ardhme të afërt. Lidhja mes bllokadës ekonomike dhe shpërthimit të situatës aktuale është e qartë për të gjithë”.