Ambasada amerikane në Sana ka larguar nga puna qindra punonjës jemenas
Ambasada e Amerikës në Jemen tre vjet pas mbylljes së saj në Sana, ka larguar 360 punonjës jemenas të saj.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Amerika më 11 shkurt të vitit 2015 dhe pasi lëvizja Ansarullah ka marrë kontrollin në kryeqytetin Sana të Jemenit, ka mbyllur ambasadën e saj dhe ka evakuuar punonjësit amerikan jashtë Jemenit. Matthew Tuller, ambasadori i Amerikës në Jemen, me anë të një memorandumi zyrtar dërguar punonjësve jemenas të ambasadës amerikane në Jemen, ka deklaruar: “Në bazë të politikave të reja të Departamentit Amerikan të Shtetit për pezullimin e përkohshëm të aktivitetit të përfaqësive diplomatike në Jemen, 360 punonjës vendor të kësaj ambasade janë të larguar nga puna. Mirëpo menjëherë pas hapjes së kësaj ambasade përsëri në Sana, ata do të rifillojnë punën e tyre”.