Arrestohen disa gra gjermane të ISIS në veri të Sirisë
Një gazetë gjermane raporton për arrestimin e pesëmbëdhjetë grave gjermane të ISIS në zonat kurde në Sirinë veriore.
Sipas një eksperti për të drejtat e njeriut, Nadim Huri, gazeta gjermane "De Velt" raportoi se ai ishte takuar me këto gra në janar. Sipas Huri, 800 gra të ISIS të shoqëruara edhe nga fëmijët e tyre janë burgosur në veri të Sirisë të cilat janë nga 40 vende si nga Kanadaja, Franca, Britania, Turqia dhe Australia. Eksperti i të drejtave të njeriut shtoi, pavarësisht nga kërcënimi i dënimeve ligjore, këto gra po kërkojnë kthimin e tyre në vendet e tyre. Ne u kemi bërë thirrje qeverive të vendeve evropiane që t’u japin të paktën fëmijëve të këtyre grave të drejtën për të shkuar në vendet e tyre, sepse fëmijët nuk kanë kryer vepër penale dhe ata vetë kanë qenë viktima të prindërve të tyre ekstremistë.