Arrestohen disa gra gjermane të ISIS në veri të Sirisë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68887-arrestohen_disa_gra_gjermane_të_isis_në_veri_të_sirisë
Një gazetë gjermane raporton për arrestimin e pesëmbëdhjetë grave gjermane të ISIS në zonat kurde në Sirinë veriore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 11, 2018 10:16 Europe/Tirane
  • Arrestohen disa gra gjermane të ISIS në veri të Sirisë

Një gazetë gjermane raporton për arrestimin e pesëmbëdhjetë grave gjermane të ISIS në zonat kurde në Sirinë veriore.

Sipas një eksperti për të drejtat e njeriut, Nadim Huri, gazeta gjermane "De Velt" raportoi se ai ishte takuar me këto gra në janar. Sipas Huri, 800 gra të ISIS të shoqëruara edhe nga fëmijët e tyre janë burgosur në veri të Sirisë të cilat janë nga 40 vende si nga Kanadaja, Franca, Britania, Turqia dhe Australia. Eksperti i të drejtave të njeriut shtoi, pavarësisht nga kërcënimi i dënimeve ligjore, këto gra po kërkojnë kthimin e tyre në vendet e tyre. Ne u kemi bërë thirrje qeverive të vendeve evropiane që t’u japin të paktën fëmijëve të këtyre grave të drejtën për të shkuar në vendet e tyre, sepse fëmijët nuk kanë kryer vepër penale dhe ata vetë kanë qenë viktima të prindërve të tyre ekstremistë.