Rrëzohet një avion spiun sionist mbi Gaza
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68893-rrëzohet_një_avion_spiun_sionist_mbi_gaza
Një aeroplan spiun i regjimit sionist është rrëzuar nga forcat e rezistencës palestineze.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 11, 2018 10:32 Europe/Tirane
  • Rrëzohet një avion spiun sionist mbi Gaza

Një aeroplan spiun i regjimit sionist është rrëzuar nga forcat e rezistencës palestineze.

Ky avion spiun i regjimit sionist të dielën ishte duke kryer mision zbulimi në zonën kufitare Abu Safie, në veri të Rripit të Gazës dhe u qëllua nga forcat e rezistencës palestineze. Po ashtu më parë forcat e rezistencës palestineze kishin marrë nën kontroll një avion tjetër spiun të regjimit sionist në lindje të Betlehemit në Rripin e Gazës. Të shtunën në mëngjes një avion luftarak sionist u fut në hapësirën ajrore të Sirisë dhe për disa momente ka marrë në shënjestër disa rajone në provincën Rif Damask në jug të Sirisë. Ndërkaq, një ditë më parë, mediat e regjimit sionist kanë njoftuar për rrëzimin e aeroplanit luftarak F-16 të regjimit sionist në rajonin Al Xhalil ne afërsi të Golanit të pushtuar, ndërsa një burim ushtarak sirian ka njoftuar për reagimin ndaj sulmeve izraelite.