Rindërtimi i Irakut do të kushtojë 88 miliardë dollarë
https://parstoday.ir/sq/news/west_asia-i68967-rindërtimi_i_irakut_do_të_kushtojë_88_miliardë_dollarë
Rindërtimi i Irakut pas tri vitesh luftë me terroristët e grupit takfirist ISIS do të kushtojë 88.2 miliardë dollarë, duke vendosur shtëpitë si prioritet urgjent, kanë thënë zyrtarët irakianë në një konferencë ndërkombëtare gjatë ditës së sotme, transmeton Reuters.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shkurt 12, 2018 11:50 Europe/Tirane
  • Rindërtimi i Irakut do të kushtojë 88 miliardë dollarë

Rindërtimi i Irakut pas tri vitesh luftë me terroristët e grupit takfirist ISIS do të kushtojë 88.2 miliardë dollarë, duke vendosur shtëpitë si prioritet urgjent, kanë thënë zyrtarët irakianë në një konferencë ndërkombëtare gjatë ditës së sotme, transmeton Reuters.

Donatorët dhe investitorët janë mbledhur në Kuvajt gjatë kësaj jave për të diskutuar përpjekjet për rindërtimin e ekonomisë dhe infrastrukturës së Irakut. Iraku ka shpallur fitore kundër grupit terrorist ISIS në muajin dhjetor, duke arritur të kthejë sërish gjithë territorin e pushtuar nga militantët më 2014 dhe 2015. Rreth 22 miliardë dollarë do të nevojiten në një periudhë afatshkurtë derisa 66 milionë të tjerë në periudhë afatmesme, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm në ministrinë e Planifikimit, Qusay Adulfattah.  Rindërtimi i Irakut do të thotë rikthimi i shpresës dhe stabilitetit duke krijuar idenë se Iraku është në mesin e vendeve stabile në rajon dhe në botë”, ka thënë ministri i Planifikimit, Salman al-Jumaili, duke shtuar se rindërtimi është në një mënyrë edhe përgjegjësi e komunitetit ndërkombëtar. Shtetet e Bashkuara të Amerikës të cilat pretendojnë luftën kundër terroristëve, nuk planifikojnë të garantojë asnjë shumë të të hollave në konferencën e Kuvajtit, kanë thënë zyrtarët amerikanë. Rreth 138,000 shtëpi janë dëmtuar, ndërsa gjysma e tyre janë shkatërruar plotësisht, ka thënë një anëtar i fondit për rindërtim.