Përleshje mes palestinezëve dhe sionistëve në BPLJ
(last modified Tue, 13 Feb 2018 07:03:31 GMT )
Shkurt 13, 2018 08:03 Europe/Tirane
  • Përleshje mes palestinezëve dhe sionistëve në BPLJ

Sipas një njoftimi të agjencisë Al Alam të lajmeve, forcat sioniste dhe palestinezët protestues janë konfrontuar në një prej lagjeve në qendër të qytetit Xhenin, si dhe në qytezën Ram në veri të Kodsit.

Përleshje mes palestinezëve dhe sionistëve janë regjistruar në qytetin Xheni, pjesë e rajonit BPLJ. Regjimi sionist ka shtuar numrin e qendrave ushtarake në lagjet e ndryshme të qytetit Xhenin dhe qyteteve të tjera në BPLJ. Media palestineze njoftoi se krijimi i mbi 16 qendrave ushtarake sioniste në lagjet e ndryshme të qytetit Xhenin, është bërë me qëllim të mbështetjes ndaj kolonëve sionist në sulmet e tyre kundër palestinezëve. Nga përleshjet mes palestinezëve dhe forcave të regjimit sionist në rajonin BPLJ dhe në rripin e Gazës shumë palestinezë janë plagosur dhe kanë pësuar dëme të shumta fizike. Agjencia palestineze e lajmeve thotë se forcat e regjimit sionist kanë sulmuar rajonet Betlehem, Khalil dhe Nablus në BPLJ dhe Nahal Avaz në rripin e Gazës për të shpërndarë protestuesit palestinezë të ngritur për të dënuar vendimin e presidentit amerikan kundër Kodsit. Forcat sioniste në sulmet e tyre ndaj protestuesve kanë përdorur gaz lotsjellës, plumba realë dhe gaz helmues, si dhe kanë arrestuar shumë aktivistë të komiteteve të rezistencës popullore në Palestinë. 

 

 

Tags