Erdogan i drejtohet Amerikës: Jepni fund teatrit tuaj me ISIS!
Presidenti i Turqisë të martën ka kritikuar veprimet e Amerikës në Siri dha ka kërkuar nga Uashingtoni që sa më shpejtë t'i japë fund lojës së tij teatrale me terroristët e ISIS.
Agjencia e lajmeve Sputnik njoftoi se Rexhep Taip Erdogan, presidenti i Turqisë, duke kritikuar Uashingtonin, ka thënë se vendimi i Amerikës për të financuar grupet e armatosura siriane ushtrojnë ndikim mbi vendimet e Ankarasë. Edhe pse Amerika dhe Turqia në vitet e fundit kanë pasur marrëdhënie me plotë tensione, mirëpo mbështetje e Amerikës ndaj grupeve të armatosura të kurdëve të Sirisë të cilët Turqia i quan terroristë, si dhe agresioni ushtarak i Turqisë në territorin e Sirisë, kanë shtuar në masë të madhe këto tensione. Në lidhje me këtë, ditën e kaluar Mevlyt Çaushoglu, ministri i jashtëm i Turqisë, ka thënë: "Marrëdhëniet tona me SHBA kanë hyrë në një periudhë shumë të ndjeshme, marrëdhëniet të cilat ose do të përmirësohen ose do të shkatërrohen tërësisht".