Turqia sulmon me raketë vendbanimet civile në Afrin të Sirisë
(last modified Wed, 14 Feb 2018 13:15:37 GMT )
Shkurt 14, 2018 14:15 Europe/Tirane
  • Turqia sulmon me raketë vendbanimet civile në Afrin të Sirisë

Në vazhdim të operacioneve të ushtrisë së Turqisë në veri të territorit të Sirisë, raketa hedhësit e Turqisë kanë sulmuar vendbanimet civile në qytetin Afrin.

Agjencia e lajmeve SANA njoftoi se si pasojë e sulmeve raketore të ushtrisë së Turqisë në vendbanimet civile në qytetin Afrin në veri të Sirisë, dy persona janë plagosur duke përfshirë edhe një vajzë të vogël. Mediat siriane gjithashtu kanë njoftuar për neutralizimin e sulmit të forcave ushtarake të Turqisë dhe të grupeve kryengritëse të armatosura siriane të varur nga Turqia që ishte organizuar kundër pozicioneve të forcave kurde në rajonin Douraka në afërsi të Afrinit. Forcat kurde të Sirisë me neutralizimin e këtij sulmi, kanë kapur si plaçkë lufte një automjet luftarak transportues. Njëkohësisht me këtë, forcat kurde të Sirisë janë përleshur me forcat ushtarake të Turqisë dhe forcat aleate të saj edhe në rajonin Shejkh Khoraz në lindje të qytezës Bolbol në veri të Afrinit. Ndërkohë grupi i ashtuquajtur "Observatori i për të Drejta të Njeriut në Siri me seli në Londër të martën në raportin e tij më të fundit ka deklaruar se Turqia gjatë operacioneve ushtarake "Dega e Ullirit" ka humbur 202 ushtarakë dhe përkrahëse të saj ku 29 prej tyre kanë qenë ushtarakë turq.  

Tags