Ushtria turke sulmon një fshat në qytetin Afrin
(last modified Sat, 17 Feb 2018 07:35:44 GMT )
Shkurt 17, 2018 08:35 Europe/Tirane
  • Ushtria turke sulmon një fshat në qytetin Afrin

Ushtria turke ndaj një fshati në qytetin Afrin ka përdorur gaz helmues dhe kjo ka shkaktuar dëme në sistemin e frymëmarrjes për shumë banorë të këtij fshati.

Sipas agjencisë Sana të lajmeve, ushtria turke sulmin me gaz helmues e ka kryer kundër fshatit Mazina pjesë e rajonit Sheik Xhadid në qytetin Afrin. Drejtues të spitalit të kësaj zone thonë se të paktën 6 persona janë helmuar nga gazi i përdorur nga ushtria turke prej të cilëve 2 janë në gjendje tepër të rëndë shëndetësore. Ndërkohë thuhet se ushtria turke ka dërguar pajisje të reja ushtarake në provincën Hatai të cilat pritet të dërgohen për ushtarët në Siri.

Tags